{"product_id":"2940044683303","title":"Libri Namazit","description":"\u003cp\u003eLavdi i qoftë All-llahu Te’álá. Salavatet dhe selami qofshin për Muhammedin (salall-llahu alejhi ve selem), që All-llahu e ka zgjedhur dhe që është më i dashuri i robëve të Tij. Lutjet qofshin për çdonjërin nga Elhi bejti i pejgamberit, për Es-habi Kiramin e drejtë “ridvanull-llahi teala alejhim exhmein”.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eQë të arrish në dynja lumturinë, duhet të jesh mysliman. Dhe të jesh mysliman nuk ka nevojë për kurrfarë formaliteti, si p.sh., të shkosh tek imami a myftiu për konfirmim. Së pari duhet besuar me zemër dhe pastaj duhen mësuar dhe duhen zbatuar urdhrat dhe ndalesat e Islamit.\u003c\/p\u003e\u003cp\u003ePër të besuar duhet shqiptuar Kelime-i shahadeti(fjala e dëshmisë)dhe duhet ditur domethënia e tij. Dhe të besosh sipas kësaj fjale,duhet ti besosh ashtu siç e shpjegojnë dijetarët e Ehli sunnetit në librat që ata kanë shkruar. Besimtarët që u mbështeten librave të vërtetë fetarë që kanë shkruar dijetarët e Ehli sunnetit ,do t’u jepen sevape (shpërblime) të shumta. Çdonjërit nga alimët (dijetarët) e katër medhhebeve u thuhet alim-i Ehli sunnet. Kushtet e imanit (besimit) janë shpjeguar gjerësisht në librin Besimi dhe Islami. J'ua rekomandojmë ta lexoni këtë libër.\u003c\/p\u003e","brand":"Hakîkat Kitâbevi","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":47108005560560,"sku":"2940044683303","price":0.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0737\/7593\/9824\/files\/2940044683303_p0.jpg?v=1763666602","url":"https:\/\/shop-qa.barnesandnoble.com\/products\/2940044683303","provider":"Barnes \u0026 Noble (DEV)","version":"1.0","type":"link"}