{"product_id":"2940046574944","title":"Ati: rrëfim","description":"\u003cp\u003e\"Ati rronte aq i zhytur në hallet e përditshme, saqë e pat humbur shijen e gjëmave të mëdha, vetjake. Por edhe shijen e lumturive të papritura. S'mbante mend qysh kur i pat humbur ato shije. Tanimë qe mësuar pa to dhe nuk përpiqej t'i kërkonte kund. (...) Qirinjtë flakëronin. Kaherë shtëpia nuk pat qenë aq e ndritshme. Si për të dëshmuar se tepria e ndriçimit u bënte keq, Ati u përkul mbi të gjashtëdhjetë qirinjtë dhe u fryu. Me të njëjtin mllef do t'u kish fryrë edhe viteve të vet. E mbase nuk i pat fikur deri tani ngaqë nuk i vinte të besonte. Po të mos kish pasur qoftë dhe një grimë shpirt, do t'i kish fikur ata vite. Por ia kishin marrë të tjerët në kthesë: ia kishin fikur vitet pa e pyetur\".\u003c\/p\u003e","brand":"Ardian-Christian Kyçyku","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":47083684495600,"sku":"2940046574944","price":5.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0737\/7593\/9824\/files\/2940046574944_p0.jpg?v=1763696108","url":"https:\/\/shop-qa.barnesandnoble.com\/products\/2940046574944","provider":"Barnes \u0026 Noble (DEV)","version":"1.0","type":"link"}