{"product_id":"2940046576573","title":"Perla","description":"\u003cp\u003eDËSHMI\u003c\/p\u003e\u003cp\u003eNe që s’patëm kohë të vetëvritemi, hapëm derën si të ver¬bër dhe hymë në shtëpi dhe deshëm të ndiznim dritat, por u puthëm dhe harruam t’i ndiznim. Ne u puthëm dhe deshëm ta kyçnim derën, por u puthëm dhe harruam ta kyçnim. Ne u puthëm dhe hymë në një si dhomë dhe deshëm të mbështeteshim diku, s’kish rëndësi ku, por u puthëm dhe nuk u mbështetëm askund. Ne patëm shtruar tryezën, dhe shishet me verë dhe torta dhe qirinjtë dhe cigaret na prisnim, por u puthëm dhe i harruam ato. Ne u puthëm dhe nuk di si e gjetëm shtratin dhe ndodheshim në një dhomëzë mëse të zhveshur, mëse të varfër, dhe ishim buzët e njëri-tjetrit dhe u zhveshëm.\u003cbr\u003eKëmbët tona ikën nga toka dhe veshjet dhe fustani dhe këmishët dhe këpucët dhe vathët dhe orët u hodhën e u shpërndanë rreth nesh, rreth puthjeve tona dhe ikëm edhe ne bashkë me to, ikëm nga pështjella e mortme. Ne u zhveshëm dhe u puthëm dhe u shtrimë a u ngritëm diku, dhe nata ish e gjatë, e gjatë, dhe nata ish e qetë, e qetë, dhe ne s’kishim kohë të vetëvriteshim.\u003cbr\u003eDhe të nesërmen i gjetëm të gjitha: edhe dhomën, edhe tryezën, edhe veshjet, edhe shishet e verës, edhe tortën, edhe cigaret, edhe muret, edhe kohën.\u003cbr\u003eVetëm qirinjtë ishin shkrirë.\u003c\/p\u003e","brand":"Ardian-Christian Kyçyku","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":47072452673776,"sku":"2940046576573","price":8.0,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0737\/7593\/9824\/files\/2940046576573_p0.jpg?v=1763695558","url":"https:\/\/shop-qa.barnesandnoble.com\/products\/2940046576573","provider":"Barnes \u0026 Noble (DEV)","version":"1.0","type":"link"}