{"product_id":"9780692280997","title":"Hakerrim: Poezi te Zgjedhura","description":"Ali Asllani, ky poet i dyanshm, sa i njohur aq edhe i panjohur, sa i lëvduar aq dhe i përçmuar, sa i idealizuar aq edhe i mohuar, sa i lexuar aq edhe i censuruar. Si i tillë njihet ky njeri sot në Shqipëri. Normalisht, siç na shkon përshtat ne shqiptarëve të jemi të ndarë në dy a më shumë grupe, edhe në këtë rast jemi kësisoj. Grupi i parë e vlerëson poetin lab me fjalët më të zgjedhura dhe e ngre atë në piedestalin e idealizimit duke e këqyrur atë me admirim nga poshtë. Të tjerët e hedhin atë në udhën e përçmimit ku mund ta shkelë me këmbë çdokush që e mendon të arsyeshme një gjë të tillë. Një figurë që rron e gjallë dhe e freskët në mendjet e atyre që e njohin, por që kalbet e ngordhur dhe erërëndë në mendjen e atyre që nuk e njohin. Për të argumentuar këtë shpresoj të mjaftojnë fjalët që do të citohen më poshtë. \"Ky qenka një Naim i Labërisë e më tej!\"1 Kështu mendoi Lefter Çipa kur lexoi për herë të parë poezitë e tij. Një vlerësim që nuk e merr çdokush. Të bëjnë të meditosh këto fjalë dhe të bëjnë të të vijë turp që e njeh kaq pak këtë gjeni të letrave shqipe. Ka shumë poetë Shqipëria por jo të gjithë janë njësoj. Ca janë mediokër, ca të mirë e ca të paharrueshëm. Duket se një nga të tretët është edhe Ali Asllani.","brand":"blej.com","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49813484208368,"sku":"9780692280997","price":12.0,"currency_code":"USD","in_stock":false}],"url":"https:\/\/shop-qa.barnesandnoble.com\/products\/9780692280997","provider":"Barnes \u0026 Noble (DEV)","version":"1.0","type":"link"}