{"product_id":"9780692292303","title":"M rgata e qyqeve","description":"\"Mërgata e qyqeve\" është vepra e parë e madhe e Nasho Jorgaqit, padyshim një nga veprat e tij monumentale që tregojnë ndjeshmërinë e thellë të patriotit dhe mjeshtërinë e lartë të shkrimtarit. Deri në atë kohë ai kishte botuar me shumë sukses gjini si tregime e novela që në të vërtetë e kalitin, e sprovojnë një shkrimtar dhe janë si një trampolinë e sigurt për t'u hedhur me sukses në gjini të mëdha, të cilat janë po aq serioze sa tregimet dhe novelat. Nasho Jorgaqi ndjehej i sigurt në këtë sprovë sepse është një nga njohësit më të mirë të dokumentacioneve të Luftës së Dytë Botërore (1939-1945). Ai nuk ka qenë një studiues dogmatik, i njëanshëm, por njohës i \"Dy kampeve ndërluftuese\" madje edhe i \"të tretëve\" që kanë qënë më shumë objektivë. Njohës i shkëlqyer i letërsisë shqiptare që nga krijimi, njohës i mjeshtërve të mëdhenj të kësaj letërsie dhe i gjithë plejadës së krijuar nga kombi shqiptar, ishte vërtet i përgatitur për të kryer një vepër serioze si \"Mërgata e qyqeve\".\u003cbr\u003eE botuar edhe e ribotuar katër herë në mbi 100.000 ekzemplarë, e ribotuar edhe nga Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, romani \"Mërgata e qyqeve\" ka dëshmuar vlerat e krijuesit të saj.","brand":"blej.com","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49963213258992,"sku":"9780692292303","price":22.0,"currency_code":"USD","in_stock":false}],"url":"https:\/\/shop-qa.barnesandnoble.com\/products\/9780692292303","provider":"Barnes \u0026 Noble (DEV)","version":"1.0","type":"link"}