{"product_id":"9781463406776","title":"Atdheu I Tjetrit","description":"Shpend Sollaku Noé është një poet i madh që ka pasur si qëllim daljen e poezisë nga akademitë, nga aristokracitë letrare, nga ambientet mondane. Poet nga nevoja, gazetar për domosdoshmëri historike, profesor e njeri i letrave rritur në underground, politikan i lindur, martir i lirisë të shtypur. I paisur me një përgatitje solide kulturore, letrare, filologjike e muzikore, po aq sa edhe shkencore në sensin enciklopedik, poliglot, karakter i guximshëm, kurioz nga instikti, inteligjencë akute, mendje shumë të kujdesshme për të ardhmen qoftë letrare, filosofike o qoftë politiko-sociale, Shpend Sollaku Noé është personalitet shumë kompleks dhe i paisur me një ngarkesë të ngjeshur humane. Lirika e tij është aktuale, inçizive, kafshuese, mallëngjyese, e vuajtur, gërvishtëse, magjepsëse. Ky libër fenomenal është dëshmi që poezia është akoma gjallë. Antologjia poetike \"Atdheu i tjetrit\" është organizuar në pesë pjesë: \"Sfinksi-Mëzat e kaltër\" e \"Telegram prej varrezës\"(poezi), \"Mare Nostrum”, \"Murus Noster\", \"Check up Homerit\" e \"Barkodë\" (poema). Pjesët “Sfinksi-Mëzat e kaltër” e “Telegram prej varrezës” risjellin poezi nga librat “Sfinksi”, “Mbretëria e gjërave të ndaluara”, “Të duartrokasësh Kaligulën” dhe “Telegram prej varrezës”.  “Atdheu i tjetrit” i Shpend Sollaku Noé-së, si të gjithë librat e tij, është një palestër ku “celulat gri” puarétiane stërviten, djersijnë e lodhen. Ç'do varg duhet menduar. Jo për veshtirësinë për ta përceptuar, stili i Noé-së është nga më të thjeshtët, sepse e vërteta është thjeshtësi, por per vlerën e brendshme. Për mesazhin që ofron. Për emocionet që sjell. Muza e tij nuk është një dinstiktiv, një cohë e lehtë që ta vëjë në pah mes miqve apo në vende publike, por një grusht brenda një dorashke të kadifejtë që të ç'orienton e bën të reflektojë edhe njeriun më të papërvojë.","brand":"AuthorHouse","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":47155825967344,"sku":"9781463406776","price":8.49,"currency_code":"USD","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0737\/7593\/9824\/files\/9781463406776_p0.jpg?v=1763681523","url":"https:\/\/shop-qa.barnesandnoble.com\/products\/9781463406776","provider":"Barnes \u0026 Noble (DEV)","version":"1.0","type":"link"}