{"product_id":"9789928082671","title":"Erseka me kujtohet","description":"Ne parathenien e librit, autorja Diana Gellci, shkruan: Askush nuk i kthen dot pas ditët dhe vitet që jetuam në Ersekë. Asgjë nuk i bën dot ato më të mira, sikurse nuk i zhbën dot gabimet. Duket sikur gjithçka do të mbetet siç e jetuam në sa e sa vite që kaluam së bashku në atë skaj juglindor midis kaltërsisë e aromës së pishave apo erës së akullt e dëborës. S'na ka mbetur shumë për të bërë në lidhje me atë kohë, përveçse të hapim portat e kujtesës e të ndihemi aty sërish - për mirë apo keq - bashkë me njëri-tjetrin, familjet apo fëmijët tanë.\u003cbr\u003eGjithçka që filloi si një bashkëbisedim vullnetar nën titullin \"Erseka, më kujtohet\" në Facebook, zgjati vetëm rreth një muaj (dhjetor 2014 - janar 2015) dhe u karakterizua nga një intensitet i lartë postimesh online prej bashkëqytetarëve tanë nga shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë, Amerikën, Kanadanë, Anglinë, Gjermaninë, Greqinë dhe Italinë. Bashkëpunimi, që filloi me ftesat e drejtuara në Facebook (besoj rreth 100), u shumëfishua me një shpejtësi të jashtëzakonshme.\u003cbr\u003eDo të shtoja pa hezitim se postimet, me përjashtime krejt të rralla, u karakterizuan nga sinqeriteti e malli për jetën tonë të përbashkët në atë qytezë të vogël nga sipërfaqja, por të pamat nga hapësirat, ku shumë prej nesh u ndjenë krenarë, pavarësisht, siç u theksua vazhdimisht, skamjes së përgjithshme dhe rregullave që sot tingëllojnë, më së paku, të çuditshme.\u003cbr\u003eDuhet të shtoj, po ashtu, se gjithçka në këtë libër është ashtu siç u shkrua në Facebook: redaktimet janë vetëm të karakterit letrar. Disa grupime dhe rigrupime teksti ishin të detyrueshme për ta bërë leximin më koherent dhe të këndshëm. Autorët shfaqen me emrin e tyre të plotë vetëm një herë. Pas kësaj, ata përsëriten vetëm me emër. Nëse ka autorë me të njëjtin emër, personit që ka shkruar i dyti, për t'u dalluar, i është shtuar edhe shkronja e parë e mbiemrit.\u003cp\u003eNdërkaq, falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që jo vetëm iu bashkuan kësaj nisme, por ma besuan mua përfundimin e saj; nuk jam ndier kurrë më mirë dhe më e nderuar.\u003cbr\u003eNuk ndryshojmë dot asgjë nga koha që iku. Jeta në pllajën 1000 metra mbi nivelin e detit mbeti e vështirë, me dimra të gjatë e të lodhshëm, por ne mbijetuam. Jo vetëm mbijetuam, por edhe kemi çfarë të tregojmë.\u003c\/p\u003e","brand":"MediaPrint","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":47022829273328,"sku":"9789928082671","price":12.0,"currency_code":"USD","in_stock":false}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0737\/7593\/9824\/files\/9789928082671_p0.jpg?v=1763694356","url":"https:\/\/shop-qa.barnesandnoble.com\/products\/9789928082671","provider":"Barnes \u0026 Noble (DEV)","version":"1.0","type":"link"}