{"product_id":"9789995680947","title":"Plaku i Butkës","description":"Jeta e patriotit te shquar Sali Butka ne penen e shkrimtarit Sabri Godo\u003cbr\u003e\u003ch4\u003eKomente mbi librin\u003c\/h4\u003e\u003cp\u003e\u003cem\u003e\"Sabri Godo i ka studiuar me kujdes kujtimet e patriotit Sali Butka, kujtimet e bashkëkohësve të tij, dokumentat arkivale dhe i ka paraqitur ato në një formë tërheqëse letrare dhe me dashurinë e thellë të një qytetari që e ndjen për detyrë dhe e quan për nder t'ia bëjë të njohur të gjithë popullit veprën e një patrioti të shquar... Jeta dhe veprimtaria e Sali Butkës gërshetohet me ngjajet më të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare e demokratike të çerekut të parë të shekullit të njëzetë.\u003c\/em\u003e\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003cem\u003eAta që e njohin mirë e nga afër Sali Butkën, që e shikojnë veprimtarinë e tij nën prizmin e detyrave të lëvizjes sonë kombëtare gjatë pushtimit turk e në vitet 1912 – 1920, si dhe nën prizmin e detyrave të lëvizjes sonë demokratike në vitet 1920 – 1924 e vënë patriotin e shquar në radhën e atyre që shkrinë gjithë jetën për lirinë e pavarësinë e atdheut. Një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim jep edhe kjo vepër e Sabri Godos.\"\u003c\/em\u003e\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eProf. Stefanaq Pollo\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003cem\u003e\"Romanet historike të Godos... u bënë letërsi klasike për këtë lloj zhanri të letërsisë shqiptare.Dituria dhe njohuritë e tij të vlerësuara buronin kryesisht nga leximi i shumtë në fusha të tilla si historia, letërsia, filozofia, shkencat politike, feja dhe folklori. Diapazoni i madh i diturisë së tij është i dukshëm në shkrimet e tij, intervistat në media dhe nga aktiviteti politik. Ata që kanë pasur fatin ta njohin Sabriun gjithashtu vlerësonin mençurinë e tij, sharmin dhe talentin e tij si tregimtar.\"\u003c\/em\u003e\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eProf. Nicholas Pano\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003cem\u003e\"Sabri Godo ishte burri rilindës i Shqipërisë së shekullit të njëzet e një, një studiues i mirënjohur, një politikan aktiv, një patriot i zjarrtë dhe një zotëri i nderuar. Si intelektual ai kishte një kuptim të thellë të rëndësisë së historisë dhe traditës në formimin e kombit. Mes sherrit të klasës politike shqiptare, ai ishte shpesh zëri i arsyes dhe i kompromisit, duke shërbyer si vetëdija e shtetit.\u003c\/em\u003e\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003cem\u003eAi e vlerëson artin delikat të politikës, i kundërshton fjalimet e mbushura me urrejtje dhe brutalitet, që duket se e kanë shoqëruar shpesh botën politike bashkëkohore shqiptare. Por ai është edhe një mbrojtës energjik dhe elokuent i të drejtave dhe interesave të shqiptarëve kudo që gjenden. Të gjithë shqiptarët, si edhe ne që ndodhemi jashtë Shqipërisë dhe shqetësohemi thellësisht për të ardhmen e saj, ikja e tij na la si të shkretë.\"\u003c\/em\u003e\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eProf. Bernd J. Fischer\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\u003cp\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"TIRANA TIMES - Thnegel, Ltd","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":47065809092848,"sku":"9789995680947","price":21.0,"currency_code":"USD","in_stock":false}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0737\/7593\/9824\/files\/9789995680947_p0.jpg?v=1763696669","url":"https:\/\/shop-qa.barnesandnoble.com\/products\/9789995680947","provider":"Barnes \u0026 Noble (DEV)","version":"1.0","type":"link"}