Skip to product information
1 of 1

Ardian-Christian Kyçyku

Tregime të padukshme

Tregime të padukshme

Regular price $8.00 USD
Regular price Sale price $8.00 USD
Sale Sold out
Shipping calculated at checkout.
Quantity

”E para u zhduk puthja. Lere, thanë ca nga ne, se as zogjtë, as peshqit, apo kushedi sa kafshë të tjera me e pa buzë nuk puthin dot. Do puthim me duar, me sy, me ç’të mundim. Ose nuk do puthim më, s’ka vdekur njeri nga mungesa e të puthurës.
Ishim të gjithë gjallë, në kantierin për të cilin, nëse dilje, betoheshe se nuk është burg, dhe ku, për sa kohë ishe brenda, betoheshe se krejt rruzulli është burg. Dhe një burg i vogël brenda një burgu pakrahasimisht më të madh vetëm burg s’kish si të qe.
Koha rridhte shpejt. Një gazmend i errët dhe një smirë që sillej si ndriçim dijeje na kaplonte saherë ndonjërit prej nesh i binte gjuha. Kjo u bë më vonë metaforë, por asokohe, për fatlumin gjithaq fatzi, dhe sidomos për ata që ende kishin gjuhë, ishte thjesht një këputje e gjuhës, nga rrënja, si koçan misri, si kastravec, si gjuhë gjedhi, rënie përtokë, në prehër, në jastëk, në tryezë, gjatë ngrënies, grindjeve, thashethemeve, gajasjeve, kollitjeve, teshtimave, por edhe gjatë heshtjes”.

View full details