1
/
of
1
P.I.Kapllani
Babai në shishe
Babai në shishe
Regular price
$4.95 USD
Regular price
Sale price
$4.95 USD
Shipping calculated at checkout.
Quantity
Couldn't load pickup availability
E zhvarrosa babanë, ia dogja eshtrat dhe hirin e tyre e futa në një shishe. Tashmë e kam nën sqetull. Pastaj e vendos në një valixhe, që bën pjesë në bagazhin tim. Adresa e mbërritjes është ajo e vendit për ku prej disa vjetësh kam emigruar. Babai, pas kaq kohësh heshtjeje prej të vdekuri, më flet që nga brenda shishes:
“Pse e bëre kështu, or bir?”
“Sepse më mungon shumë” – i them.
“Vdekja nuk është mungesë” – më thotë ai.
“Por unë ndjehem vetëm. Nuk di me kë të flas. Tërë ditën jam i mbytur në punë, por mbrëmja në shtëpi më bëhet torturë. S’di si, me kë ta kaloj?”
“Ty të qenka rënduar jeta, or bir, por unë s’të ndihmoj dot. Ç’punë kanë të vdekurit me ju
atje?!”
Share
