Skip to product information
1 of 1

Cagaloglu Global

Kutadgu Bilig: Yusuf Has Hacib

Kutadgu Bilig: Yusuf Has Hacib

Regular price $9.99 USD
Regular price Sale price $9.99 USD
Sale Sold out
Shipping calculated at checkout.
Quantity

‘’Kutadgu Bilig është’’ një prej veprave më të rëndësishme të letërsisë turke të shekullit të XI-të. Ajo është një prej veprave më të vjetra, e cila i përket letërsisë turke të periudhës islame dhe është shkruar në periudhën e karahanllëllarëve nga Jusuf Has Haxhibi.
Turqit në kohën e karahanllëllarëve e patën pranuar Islamin si fe zyrtare të shtetit të tyre. Data e shkrimit të ‘’Kutadgu Biligut’’ është afërsisht një shekull më vonë pasi turqit e kishin pranuar Islamin.’’ Kutadgu Biligu’’ është shkruar në vitin 1069 nga Jusuf  Has Haxhibi,  i cili e ka shkruar këtë vepër  për tetëmbëdhjetë muaj. Jusuf  Has Haxhibi ia paraqiti këtë vepër  Ebu Ali Hasan bin Sulejman Arsllanit, i cili mbartte titullin i Madhi Karahanllë i Lindjes Tabgaç Ullug Bugra Kara Hani.  
‘’Kutadgu Biligu’’ konsiderohet si sijasetnameja e parë e letërsisë turke. Vepra është shkruar në formën mesnevi dhe me rregullin aruz. Veprës, e cila përbëhet nga 6645 bejte, më vonë i janë shtuar parathënie në formë poezie dhe prozë. Ajo ka 85 pjesë. Në këtë vepër didaktike ka këshilla, sugjerime e rekomandime dhe simbolet zënë vend të gjerë në vepër. Mesazhet që përcjell kjo vepër, jepen me anë të personazheve simbolike.’’ Kutadgu Bilig’’ fillon me lavdërime ndaj Allahut,  Profetit,  katër kalifëve dhe udhëheqësit të asaj kohe. Më poshtë vijojnë dialogët e personazheve simbolike, të cilët shtjellojnë tema si: rëndësia e dijes dhe mendjes,  mangësitë e gjuhës,  mirësia dhe dobitë e saj, etj.
Personazhet simbolike në vepër dhe kuptimet e tyre janë:
Kyn Togdë: Ai është një mbret dhe simbolizon drejtësinë. 
Aj Tolldë: Ai është vezir / ministër dhe simbolizon lumturinë.
 

View full details