1
/
of
1
MediaPrint
Erseka me kujtohet
Erseka me kujtohet
Regular price
$12.00 USD
Regular price
Sale price
$12.00 USD
Shipping calculated at checkout.
Quantity
Couldn't load pickup availability
Ne parathenien e librit, autorja Diana Gellci, shkruan: Askush nuk i kthen dot pas ditët dhe vitet që jetuam në Ersekë. Asgjë nuk i bën dot ato më të mira, sikurse nuk i zhbën dot gabimet. Duket sikur gjithçka do të mbetet siç e jetuam në sa e sa vite që kaluam së bashku në atë skaj juglindor midis kaltërsisë e aromës së pishave apo erës së akullt e dëborës. S'na ka mbetur shumë për të bërë në lidhje me atë kohë, përveçse të hapim portat e kujtesës e të ndihemi aty sërish - për mirë apo keq - bashkë me njëri-tjetrin, familjet apo fëmijët tanë.
Gjithçka që filloi si një bashkëbisedim vullnetar nën titullin "Erseka, më kujtohet" në Facebook, zgjati vetëm rreth një muaj (dhjetor 2014 - janar 2015) dhe u karakterizua nga një intensitet i lartë postimesh online prej bashkëqytetarëve tanë nga shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë, Amerikën, Kanadanë, Anglinë, Gjermaninë, Greqinë dhe Italinë. Bashkëpunimi, që filloi me ftesat e drejtuara në Facebook (besoj rreth 100), u shumëfishua me një shpejtësi të jashtëzakonshme.
Do të shtoja pa hezitim se postimet, me përjashtime krejt të rralla, u karakterizuan nga sinqeriteti e malli për jetën tonë të përbashkët në atë qytezë të vogël nga sipërfaqja, por të pamat nga hapësirat, ku shumë prej nesh u ndjenë krenarë, pavarësisht, siç u theksua vazhdimisht, skamjes së përgjithshme dhe rregullave që sot tingëllojnë, më së paku, të çuditshme.
Duhet të shtoj, po ashtu, se gjithçka në këtë libër është ashtu siç u shkrua në Facebook: redaktimet janë vetëm të karakterit letrar. Disa grupime dhe rigrupime teksti ishin të detyrueshme për ta bërë leximin më koherent dhe të këndshëm. Autorët shfaqen me emrin e tyre të plotë vetëm një herë. Pas kësaj, ata përsëriten vetëm me emër. Nëse ka autorë me të njëjtin emër, personit që ka shkruar i dyti, për t'u dalluar, i është shtuar edhe shkronja e parë e mbiemrit.

Ndërkaq, falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që jo vetëm iu bashkuan kësaj nisme, por ma besuan mua përfundimin e saj; nuk jam ndier kurrë më mirë dhe më e nderuar.
Nuk ndryshojmë dot asgjë nga koha që iku. Jeta në pllajën 1000 metra mbi nivelin e detit mbeti e vështirë, me dimra të gjatë e të lodhshëm, por ne mbijetuam. Jo vetëm mbijetuam, por edhe kemi çfarë të tregojmë.
Share